Kreu i qeverisë Edi Rama ka nxjerrë foton e depos farmaceutike në QSUT, 7 vite më parë dhe transformimin e saj sot duke theksuar se kjo ka ardhur si rezultat i punës së qeverisë së tij. Rama shkruan se është i pakënaqur nga problemet që ka akoma sistemi shëndetësor por është i bindur se ashtu sikurse kjo depo farmaceutike, të gjitha do të zgjidhen me punë dhe vullnet.
“Po mirë me çfarë kurajoje mund të mohohet sot transformimi si nata me ditën në vetëm 7 vjet i sistemit tonë spitalor. Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standarteve europiane
Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si!
Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta”, shkruan Rama./mv.abcnews.al