Rama: Nisem në Berlin për programin e rindërtimit, do të takohem me Merkel

schedule15:33 - 26 Janar, 2020

schedule 15:33 - 26 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një foto nga brenda avionit me të cilin po udhëton për në Gjermani.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është nisur për në Berlin dhe do takohet me Kancelaren Angela Merkel, për të biseduar me të për Konferencën e Donatorëve.

“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt ”, shkruan Rama./abcnews.al