Rama “ngre në qiell” Haradinajn: E shoqja rriste fëmijët, pashë gardhin me dru që mbante bebet  

schedule15:39 - 25 Qershor, 2020

schedule 15:39 - 25 Qershor, 2020

Ndonëse raportet e tyre politike kohët e fundit nuk kanë qenë fort të mira. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë foli për betejat që ka kaluar Ramush Haradinaj në tribunalin e Hagës, i cili është përballur me akuza për krime lufte.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi mes të tjerash se nuk ka ndodhur ndonjëherë që një person pasi shpallet i pafajshëm në Hagë të thirret për rigjykim, ashtu sikurse ndodhi me Haradinajn.

Kryeministri kujtoi vizitën në shtëpinë e të atit të Haradinajt dhe tek bashkëshortja e tij, ku siç thotë Rama rriste tre fëmijët e vetme.

“Nuk e di në 20 vjet që të ketë dalë në Kosovë që të mos e ketë pasur të shtrirë dorën e bashkëpunimit për të lijuar një tjetër gjykatë për krimet e supozuara të luftës. Ramush Haradinaj la detyrën e kryeministrit në vitin 2005 për t’ju përgjigjur thirrjes për akuza për krime të tribunalit për krime dhe dy herë doli i pafajshëm. Dhe për herë të parë në historinë e  tribunalit të Hagës ndodhi që një person i shpallur i pafajshëm të kthehet në rigjykim pas apelimit përkundër faktit se vite e vite me radhë prokuroria nuk gjeti mbështetje për akuzat.

LEXO EDHE: Akuza për Thaçin, Rama: Me dorë në zemër, e vërteta mund t’u dhembë disa miqve të mëdhenj

Dhe kur Ramush Haradinaj…unë jam dëshmitar i një vizite  në shtëpinë e të atit i cili i ka dhënë luftës më shumë djem seç janë krijuar pari politike dhe më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë ku e shoqja një nënë e re rriste fëmijët dhe në mes të shtëpisë ishte një nga ato rrathët me gardh druri për të mbajtur bebet që të mos lëviznin. Dhe nga ai imazh te ai i pritjes finale kur s’doli finale kur Ramushi zbret nga avioni dhe ato bebet nga rrethi i drurit janë bërë marshallah në pritje të kujt? Të një krimineli? Jo. Të një pafajshmi që 10 vjet i la rrugëve të drejtësisë por i jetoi dhe vazhdon të jetojë nën hijen e një presekutimi.

Padyshim komandant në një nga zonat më të ashra të luftës në Dukagjin, ish kryeministër i zvarritur një dekadë për të dëshmuar se është pa lidhje me krimet por thjeshtë ka udhëhequr një luftë, ka humbur njerëz në atë luftë. Ndërkohë askush nuk merr asnjë përgjegjësi për gjithë këtë jetë të sakatuar. Askush. Ok del i pafajshëm. Po si kështu? Dhe kjo vazhdon prapë. Sikur të më thonin që mund të ndodhë prap, pas kësaj të djeshmes nuk çuditem”, u shpreh Rama. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!