Kryeministri Edi Rama pa sot nga afër punimet e rrugës për në Kalanë e Beratit Ai tha se kjo rrugë do të ndryshojnë krejtësisht cilësinë e kësaj oferte turistike.
“Berat – Rruga e re e Kalasë së Beratit do të ndryshojë krejtësisht cilësinë e kësaj oferte të rëndësishme turistike, duke mundësuar një akses të lehtë për makinat nga faqja e kodrës dhe çliruar përfundimisht prej makinave rrugën e brendshme këmbësore drejt Kalasë”, shkruan Rama.
Rama nuk i kurseu kunjat për kryebashkiakun e Beratit Ervin Deno.
Pjesë nga biseda
Blendi Klosi: Ajo është rruga që ka më shumë prodhim bujqësor. Është një arritje për atë zonë,.
Ervin Demo: Ajo shkurton goxha akses
Edi Rama: I di të gjitha këto por ju prurjet e reja nuk keni durim, i doni të gjitha menjëherë. Vlera më e madhe e saj është se do ta rrisë shumë cilësinë. Do të vijnë të gjitha makinat këtej
Duhet të fillojmë punën për atë sheshin e madh poshtë. Do ta heqësh shkollën. Të hapet ai sheshi. Ajo do të jetë pastaj graviteti i ri për Beratin. Kjo tani është bërë në parametra optimalë.
/mv.abcnews.al