Rama: Nga sot eliminojmë të tjera angari për qytetarët që regjistrojnë automjete për herë të parë

schedule08:20 - 24 Janar, 2022

schedule 08:20 - 24 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një lajm, të cilin ai e cilëson si të mirë për drejtuesit e mjeteve.

Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije se nga sot hiqen mbi 60 mijë praktika që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaj.

Nga 24 janari, DPSHTRR njeh dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

/abcnews.al