Nga Pogradeci, kryeministri Edi Rama tha se kjo bashki kishte mbetur jetime kur drejtohej nga opozita. Gjatë takimit me qytetarët, kreu i qeverisë përmendi rastin e Tropojës, sipas të cilit, PS me mandatin 4 vjeçar ka bërë më shumë në qytetin verior sesa PD që e ka drejtuar për vite të tëra.
Kryeministri tha se qytetarët nuk duhet të votojnë ata që e lanë qytetin në harresë ndërsa shtoi se në këtë mandat të ardhshëm fokusi në Pogradec do të jetë shumë më i madh. Sipas tij, synimi i qeverisë është që ta bëjë Shqipërinë e 2030-ës një kampione të turizmit në Ballkan.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Mbeti si jetime në grupin e bashkive këtu që filluam të ecin shumë përpara. Po e njëjta gjë ndodh sa herë pushteti bie në duart e atyre. Nuk ka në 31 vjet zgjedhje vendore, një shembull të vetëm që nga Tropoja deri në Konispol ku ata mund të tregojnë se po ua dhe atyre besimin mund ta ndryshojnë realitetin e një qyteti apo fshati.
Nuk kanë një të vetëm Tropojën e patën deri 4 vite më parë kur na u dha ne mundësia ta drejtojmë dhe ndryshimet janë më shumë se sa në të gjitha vitet që mnbajnë mend ata që jetojnë atje. Sepse ne e kemi në gjak, në kulturën e punës dhe pjesë të pandashme të arsyes pse merremi me politikë.
Kur ne marrim një detyrë, nuk po the se cdo gjë e bëjmë perfekt dhe nuk bëjmë gabime, por ama ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. As nuk ka garë, as konkurrencë dhe as diskutim fare. Ata, akoma sot që nga ’92 drejtojnë Shkodrën e cila është e vetmja bashki ku akoma kazanët mbulohen nga plehrat.
Ndërkohë që sot bashkitë për shkak të drejtimit të socialistëve dhe përkushtimit, vendosjes së objektivave, janë më të pastra seç kanë qenë ndonjëherë. Sot Pogradeci është i pastër, kalon dhe nuk shikon një copë letër në rrugë. Mos të them për çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Kemi dhënë mbështetje për shkolla edhe Shkodrës por janë shkollat më copë copë. Ne edhe shkollat që ndëtojmë janë njësoj si në Evropë. Të mos flas për qendra shëndetësore që janë transformuar totalisht apo për ndriçimin. Sot Ilir Xhakolli ka vendosur ndricim publik në 73 fshatra rreth e rrotull.
Ku ka drita natën po të vësh ata në zyrë. Ata nuk ndërrojnë dot një llampë. Iu pëlqen errësira dhe pisllëku. Në demokraci dhe liri, bashkëjetojnë. Ju pëlqejnë ndërtimet pa leje. Ndërkohë që për ne është shumë e qartë duhet ta synojmë dhe të luftojmë që Shqipëria e 2030 të jetë kampione e turizmit në Ballkan.
Do të thotë turizëm, jo vetëm në bregdet, por në Alpe dhe në zonat me liqene. Mandati që fillon me votën e 14 majit, do të jetë mandati i Pogradecit. Fokusi në Pogradec do të jetë i madh, sepse nëse në Korçë kemi zbuluar një pjesë të madhe të potencialit, këtu ka akoma shumë për të zbuluar./abcnews.al