Rama nga OKB, thirrje për paqe/ Kryeministri: Shqipëria, shembull i tolerancës

schedule21:41 - 27 Shtator, 2024

schedule 21:41 - 27 Shtator, 2024

SHBA- Teksa bota është përballë sfidave dhe konflikteve, Shqipëria jep shembullin e tolerancës dhe paqes.

Nga Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shefi i qeverisë shqiptare thotë se vendi ynë ju hapi dyert atyre që u larguan nga lufta.

“Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen, një kuadër solid me rezultate që duhen zbatuar. Kemi marrë angazhime të tilla në të shkuarën. Ky është një tjetër shans për një të ardhme më të paqme dhe begatë ndërkohë që jetojmë në kohë të zymta. Shqipëria kishte për qëllim të përfaqësonte atë komunitet për vlera e parime që janë të panegociueshme. Mos u gaboni, me tolerancë nuk kërkoj vetëkënaqësi, po të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo duke pranuar këndvështrimet e tjetrit por duke u angazhuar me kompleksitetin e historive tona”, tha Rama.

Me pritjen e emigrantëve që do shpëtohen nga deti Mesdhe, pas marrëveshjes me Italinë, Rama tha se Shqipëria ka kryer detyrën e saj europiane.

“Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi për aq kohë sa është e nevojshme. Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, vepruan, nuk qëndruam duarlidhur. Kjo qenie solidariteti e bashkëpunimi është boshti i politikës në vendin tone”, u shpreh kryeministri.

Në fjalimin e tij nga sesioni i 79 i Asamblesë së OKB, kryeministri Rama u ndal edhe tek përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për paqe mes liderëve politikë.

“Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën”, theksoi Rama.

Por, me thirrje të vazhdueshme për ndalimin e luftës, pas zotimit për paktin e të Ardhmes, Shqipëria kërkon ndaljen e agresionit Rus në Ukrainë.

“Shqipëria do vazhdojë krah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme. Një tjetër luftë po vlon, në Lindjen e Mesme. Nuk ka vend për Hamasin në një vend ku duam të jetojmë. Duhet të rregullojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busull që mund të normalizojë terrorin e Hamasit, është njësoj si të pranoje të bashkëekzistojë me një formë të mbrapsht nazizmi. Konfirmojmë mbështetjen në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme”, tha më tej kryeministri.

/abcnews.al/