Rama: Nga maja e Çipinit të Vlorës, prezantim në një tjetër formë të perlave të Shqipërisë

schedule08:32 - 11 Nëntor, 2024

schedule 08:32 - 11 Nëntor, 2024

Turizmi i ngjyrave të arta ka shtuar interesin për të eksploruar Shqipërinë. Një prej qyteteve, e cili ka qenë destinacioni i radhës për një grup turistësh është Vlora.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjeje nga Maja e Çipinit në Bolenë të Vlorës, ku janë ngjitur turistët duke shijuar peizazhin fantastik.

“Nga maja e Çipinit në Bolenë të Vlorës, me emocionet e atyre që natyrën e kanë lajtmotiv të sfidave të bukura ekoturistike duke na prezantuar në një tjetër formë perlat e Shqipërisë”, shkruan Rama.


Nga maja e Çipinit, mali përmbi fshatin Bolenë, eksploruesit e vjeshtës mund të shohin Çikën përballë, Bogonicën, Valin e Bufit, majën e Qorres, Paliskën, malin e Bratit, qafën e Shën Gjergjit, Kuçin e Tartarin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!