Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Nga konflikti e bombat, sot Ballkani Perëndimor flet për intensifikim rajonal falë SHBA

schedule12:03 - 28 Tetor, 2019

schedule 12:03 - 28 Tetor, 2019

Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën “Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor” vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka ndikuar më së miri në jetën e shqiptarëve, të cilët thekoi ai sot janë më mirë se asnjëherë tjetër falë marrëdhënieve me SHBA-në.

“Nëse sot në rajonin tonë shqiptarët janë më mirë se asnjëherë tjetër krahasuar me të shkuarën e vështirë të kombit tonë dhe popullit tonë të shpërndarë në gjithë shtetet e rajonit, kjo i dedikohet kësaj marrëdhëniejeje speciale me SHBA dhe qasjes së SHBA ndaj shqiptarëve dhe vetë rajonit. I shkojmë më së miri kësaj marrëdhënieje dhe përkushtimit të shqiptarëve, fjalët e Nolit, i cili thotë se për Amerikën një vend kaq i madh që udhëheq njerëzimin në paqe liri e demokraci”.

Për Rama Ballkani Perëndimor është pasqyra e suksesit rrezatues të politikës së jashtme amerikane, ku nga konflikti e bombat, sot jemi në kushtet ku flasim për intensifikim rajonal.

“Nëse sot është vend më i mirë, kjo i dedikohet SHBA-së dhe Ballkani Perëndimor është pasqyra e suksesit rrezatues të politkës së jashtme amerikane pas përfundimit të luftës së ftohtë, ku historia e përmbledhur ku kemi jetuar si dëshmitarë okularë, që nisi me një konflikt të madh pastaj u shkua në bomba dhe nga bombat jemi në kushtet ku flasim për intensifikim rajonal dhe pse jemi ende larg zgjidhjes përfundimtare të paqes”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!