“77,692 familje kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur , nga janari i vitit 2019”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Me këtë program , familjet janë mbështetur me 40,000 për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
Këto familje janë mbështetur pavarësisht se kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët në Shqipëri apo jashtë vendit.
Statusi:
MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë
77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.
Me programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë.
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë?
#FAKT?
77,692 familje që janë gëzuar…Posted by Edi Rama on E hënë, 22 Mars 2021
/abcnews.al/