Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Nga e enjtja maska me detyrim, të shmangim një mbyllje të dytë

schedule13:30 - 11 Tetor, 2020

schedule 13:30 - 11 Tetor, 2020

Kryeministri ka paralajmëruar sërish qytetarët lidhur me masën e njoftuar ditën e djeshme nga qeveria, se nga e enjtja mbajtja e maskës do të jetë me detyrim edhe në ambiente të hapura. (Lexo këtu si do ndëshkohen shkelësit)

Teksa i kthente përgjigje qytetarëve në rrjetin social Facebook, Rama tha se është shumë e rëndësishme të respektohet mbajtja e maskës që të shmanget kështu një mbyllje e dytë.

Ai tha se është shumë e rëndësishme të respektohet masat që të ruhet shëndeti por edhe të shmanget një tjetër dëm i rëndë ndaj bizneseve të cilat nuk do e përballonin dot një mbyllje tjetër.

Qytetari: Donim të dinim nëse ka mbështetje nga qeveria për biznesin e vogël?

Rama: Taksën zero, TVSH zero, pagën e luftës e dhamë. Nuk e dimë se çfarë mund të bëjë akoma qeveria. Të respektojmë rregullat dhe të vendosim maskat e cila do të jetë e detyrueshme nga dita e enjte që larg qoftë të mos mbyllemi përsëri.

Është shumë e rëndësishme të sprasim rrezikun e një infektimi që mund të na çojë sërish në mbyllje

/mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!