Rama nga Azerbajxhani: Po diskutojmë për ndërtimin e një rafinerie të re gazi

schedule13:20 - 15 Prill, 2022

schedule 13:20 - 15 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Azerbajxhani se Shqipëria do të bëjë hapa konkretë për gazifikimin e vendit në bashkëpunim më Azerbajxhanin.

Gjatë intervistës nga atje Rama tha se ekspertët shqiptarë,  azerë  dhe turq po diskutojnë për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re.

“Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje”, tha Rama.

Intervistë e Kryeministrit Edi Rama pas vizitës zyrtare në Azerbajxhan:

-Zoti Kryeministër, ju riktheheni në një tjetër vizitë zyrtare pas 2014-ës kur nisi punimet TAP. Çfarë diskutuat me presidentin Aliyev dhe a arritët ndonjë marrëveshje konkrete sa i takon investimeve në energji?

Kryeministri Edi Rama: Me presidentin Aliyev jemi në kontakt prej kohësh dhe kemi krijuar një miqësi shumë të mirë edhe falë faktit se nga njëra anë kemi në mes një mik të madh të përbashkët, Presidentin Erdogan.

Nga ana tjetër, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Shqipëria ka qenë një mbështetëse e palëkundur e kauzës së Azerbajxhanit për rikthimin e një pjese të territorit nën sovranitetin e vet dhe me këtë vizitë, ne faktikisht kemi hedhur një hap të rëndësishëm, jo se kështu duhet thënë kur bëhet një vizitë, por sepse faktikisht kemi vendosur të nisim një proces për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale përmes energjisë dhe turizmit.

Nga njëra anë, do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit.

Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje.

Vitin e ardhshëm ne kremtojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin dhe do të jetë një vit me lajme të mira, qoftë për sa i përket konfirmimit të këtyre që kemi rënë dakord, qoftë për sa i përket hapjes së një kapitulli tjetër për 10 vjeçarin e ardhshëm.

Ajo që dua të them në fund është që së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm për sa i përket këtij kapitulli të ri që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë.

– Zoti Kryeministër, ka një afat se kur shqiptarët do të kenë akses në këto investime, për sa kohë parashikohen të gjitha fazat e investimit?

Kryeministri Edi Rama: Investimet janë gjithnjë të lidhura me hapa të njëpasnjëshëm, me studime, me projekte, me financime kështu që nuk janë gjëra që ndodhin sa hap e mbyll sytë, por në këtë marrëdhënie ne i kemi vendosur bazat dhe një pengesë e madhe ka qenë pandemia, e cila ndërhyri në mes në mënyrë shumë agresive e në ndërkohë ndër shumë të këqijat e mëdha që ka sjellë lufta në Ukrainë, ka sjellë të mirën, nëse mund ta quajmë kështu, të përshpejtimit të këtij procesi.

– Ju patët takim me kryetaren e Parlamentit dhe Kryeministrin, mund të na ndani se çfarë diskutuat në këto takime?

Kryeministri Edi Rama: Takimet me kryetaren e Parlamentit dhe Kryeministrin kanë qenë komplementare me takimin shumë të gjatë dhe shumë intensiv që kemi pasur me presidentin Aliyev./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!