Rama: Nga 1 korriku, zero taksë për pagat deri 40 mijë lekë

schedule14:06 - 3 Nëntor, 2021

schedule 14:06 - 3 Nëntor, 2021

Duke nisur nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë asnjë lloj taksimi për qytetarët që kanë një pagë deri në 40 mijë lekë të reja. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Heqjen e takës për paga deri në 40 mijë lekë kreu i qeverisë e ka paralajmëruar në mars të këtij viti gjatë fushatës zgjedhore kur edhe prezantoi programin e Partisë Socialiste për pagat, taksat dhe biznesin. Pritej që vendimi të hynte në fuqi më 1 janar të 2022, por mesa duket do të shtyhet deri në korrik.

Po ashtu, në seancën plenare të 16 shtatorit Rama ka theksuar se një nga synimet kryesore të qeverisë është rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë të reja në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit. /abcnews.al/