Rama heq këpucët në xhami: Erdhi një katolik, t’ua rregullojë, shtysa është gjysma që kam në shtëpi

schedule14:07 - 18 Mars, 2021

schedule 14:07 - 18 Mars, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama vizitoi ditën e sotme xhaminë e Plumbit e cila është pjesë e planit për restaurimin e xhamive në të gjithë vendin. Rama u shpreh se kjo është ndër ato kërkesa që ai kishte bërë prej kohësh që më në fund po realizohet.

“Xhamia historike e Plumbit, ku nisim zbatimin e projektit të restaurimit të thellë si dhe transformimit të krejt mjedisit përreth, jo vetëm duke u kthyer besimtarëve një tempull në kushte optimale, po duke i shtuar edhe Shkodrës e Shqipërisë, një tjetër atraksion të madh turistik”, shkruan Rama.

Teksa vishte këpucët në dalje të xhamisë, Rama u shpreh me batutë se erdhi një katolik për t’u rregulluar xhaminë duke shtuar se shtysa më e madhe është gjysma e tij myslimane, bashkëshortja e tij Linda Rama.

“Kjo ishte një kërkesë prej kohësh që unë e kisha bërë për të mbështetur rindërtimin e thellë të disa xhamive që janë monumente kulture të jashtëzakonshme. Kjo është një ndër ato që më në fund po realizohet.

 Besoj se do dalë shumë bukur dhe duhet të bëni një zgjidhje të bukur për hapësirën brenda. Kështu është jeta, ju erdhi një katolik, t’ua rregullojë. Shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!