Rama: Në vitet e Rrumpallës Demokratike memoria e shtetit shqiptar u la në mëshirë të fatit

schedule12:58 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 12:58 - 28 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme grumbulluese të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë bashkë me drejtorin e Arkivës Shtetërore Ardit Bido.

Rama thotë se është e tmerrshme se si për disa dekada memoria e shtetit shqiptar është lënë në mëshirë të fatit në kushtet e një turpi të pashoq.

“Pas 100 e kusur vjetësh edhe Shqipëria e ka më në fund infrastrukturën grumbulluese e mbrojtëse të Arkivit Qendror Shtetëror, sipas standardeve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë

***e tmerrshme se si për dekada e dekada, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase, memoria e shtetit shqiptar u la në mëshirë të fatit, në kushtet e një turpi të pashoq që është në fakt pasqyra e patriotizmit fals të atyre që atdheun e trajtuan vetëm si avaz propagandistik e si plaçkë pushteti…”, shkruan Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!