Rama, në Twitter për plehrat e Durrësit: S’do ketë hedhje mbeturinash në zonën e bashkisë

schedule13:43 - 16 Qershor, 2020

schedule 13:43 - 16 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama reagoi mesditën e sotme në lidhje me problemin e plehrave në qytetin e Durrësit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama tha se s’do të ketë më hedhje të mbeturinave në asnjë zonë të bashkisë.

“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!” shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!