Rama në Tepelenë: Nga xhep fals, po kthehet në atraksion, pse rrugët turistike janë të ngushta

schedule13:06 - 22 Korrik, 2021

schedule 13:06 - 22 Korrik, 2021

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Energjisë Belinda Balluku kanë inspektuar mesditën e sotme rrugën Dukaj-Sinanaj që lidh Tepelenën me Vlorën e cila deri më tani ka përfunduar në 75% të volumit të punimeve.

Rama shprehet se rruga do të jetë gati 100% jo vetëm si një aks i rëndësishëm për fermerët dhe bujtinat e kësaj zone por edhe si një pikë turistike.  Kreu i qeverisë deklaroi gjatë inspektimit të punimeve se rrugët në zonat turistike nuk duhet të jenë të gjera pasi nuk kanë prezencë trafiku dhe mundësojnë lëvizjen vetëm për këto zona.

“Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, Duhet të jenë më të gjera., Rrugët turistike nuk duhet të jenë më të gjera. Kanë parametrat e tyre nga Zvicra nga Francë pasi nuk kanë prezencë trafiku dhe mundësojnë lëvizjen vetëm për zonat turistike.

Këto akse e kthejnë Tepelenën nga një xhep false në një pikë të lëvizjes për turistët qoftë për ata që vijnë nga juglindja, Tirana apo jugu dhe zbulon një pjesë Shqipërie që edhe njerëzit që e njihnin e kishin braktisur. Kjo zonë nga prodhuese në Malësinë e Jugut që vetëm braktisej, po bëhet në një pikë furnizimi për turizmin e bregdetit poshtë që nga Vlora, deri në Himarë e në Borsh”, u shpreh Rama. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!