Të kthyer tashmë në një rutinë të përditshme bisedat ne telefon me kandidatët, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook bashkëbisedimin me ministren e Arsimit Evis Kushin, e cila kandidon në Elbasan.
Gjatë bisedës Rama kërkon të informohet nga Kushi për situatën në terren. Kjo e fundit ndër të tjera thotë se sipas saj situata është shumë mirë dhe se ka optimizëm nga qytetarët.
E pyetur ng Rama se çfarë po ndodh me të LSI-së, Kushi thotë se një pjesë u janë bashkuar atyre dhe një pjesë kanë shkuar te PD.
Megjithatë, kryeministri nuk heziton t’i japë një këshillë: “Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë”.
Gjithashtu ministrja i kërkoi kryeministrit që të zgjatet ora policore, ndërsa Rama tha se u ka dorëzuar letër Komitetit të Ekspertëve.
Biseda:
Edi Rama: O zusha ku je se ngela duke i ra telefonit.
Evis Kushi: Jam në terren, në fushatë.
Edi Rama: Si shkojnë punët?
Evis Kushi: Elbasani është mirë, jemi çdo ditë me njerëzit. Situata duket mirë. Kanë besim se rezultati do të jetë kuptimplotë këtë herë.
Edi Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan. Problemi është se nuk duhet me u marrë me sondazhet por me njerëzit.
Evis Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Duan të na bashkohen në takime por ne respektojmë rregullat. Edhe tek të djathtët trokasim dhe na e hapin derën.
Edi Rama: Çfarë thonë?
Evis Kushi: Një pjesë janë larguar edhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutojmë kërkojnë. Ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për rrezikun.
Edi Rama: Ajo ishte një çmenduri, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata. Janë ati shtet.
Evis Kushi: Edhe mësuesit kur i takoj e kanë të qartë çfarë do të thotë të kthehen pas.
Edi Rama: Po këta xhakajdurët e kontrollit tokësor të presidentit çfarë bëjnë?
Evis Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI po na bashkohen, një pjesë shkojnë edhe te PD me thënë të drejtën.
Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë dhe i kanë rekrutuar me vende pune.
Evis Kushi: Pjesa më e madhe nuk kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.
Edi Rama: Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë.
Evis Kushi: Kam një kërkesë me qytetarët kanë merakun e orën policore kërkojnë ta zgjasin
Edi Rama: Një kërkesë ua kemi çuar, atyre nuk u flitet kollaj ua kemi bërë një kërkesë. Ata janë shumë të shqetësuar.