Rama: Në Shqipëri kemi aktiv parkun teknologjik “Durana”. Së shpejti tek “Piramida”, një shkollë për teknologjinë

schedule13:33 - 25 Mars, 2025

schedule 13:33 - 25 Mars, 2025

Më shumë se 150 talente shqiptare që kanë kthyer ëndrrat e tyre në biznese reale, prezantojnë sot produktet e tyre inovative.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu mes 150 talenteve shqiptare janë edhe fituesit e Startup Grant 2024 dhe 86 startup-e të reja që sot marrin lajmin se janë fitues dhe do të financohen nga thirrja Startup Grant 2025 këtë vit.

“Së shpejti tek Piramida do të hapet një super shkollë për teknologjinë, është një shkollë që është një nga bërthamat kryesore të revolucion i digjital që po bën Franca. Këtu janë 89 subjekte që do të marrin mbështetje nga qeveria. Është bërë një punë shumë e dobishme dhe uroj që ta zgjerojmë edhe më shumë. Në Shqipëri kemi aktiv parkun teknologjik Durana Tech Park, për produkte të teknologjisë dhe që ka një sistem të favorshëm. Shumë shpejt , besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi godinën në Vlorë, për haitek, që do të funksionojë si park. Kushdo ketë hapësirë apo zhvillojë produkte teknologjikë do të ketë një sistem komplet ndryshe. Uroj që deri atëherë të kemi bërë zhvillime të reja. Tani që ka hyrë nga Inteligjenca Artificiale, shpejtësia e transformimit është marramendëse”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!