Rama në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër: Do të rilindë nga e para me të gjitha standardet bashkëkohore

schedule17:20 - 26 Mars, 2025

schedule 17:20 - 26 Mars, 2025

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, kryeministri i vendit Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Benet Beci u ndal tek shkolla “Ndre Mjeda”, e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Rama the se tashmë shkolla “Ndre Mjeda” do të rilindë dhe do të ketë të gjitha kushtet bashkëkohor.

“Në shkollën “Ndre Mjeda”, e cila nga një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër, mësim me dy turne, do të rilind nga e para, me të gjitha standardet bashkëkohore e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira recreative. Shkolla e re do të jetë në funksion të 800 nxënësve, ndërkohë që në plan për tu rindërtuar në qytetin e Shkodrës janë edhe pesë shkolla të tjera”, ka shkruar Rama.


/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!