Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në SHBA dhe protesta, reagon Basha: Shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për ta

schedule10:23 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 10:23 - 10 Dhjetor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për protestën e organizuar mbrëmë për vrasjen e të riut 25-vjeçar, Klodian Rasha.

Në një postim në rrjetet sociale Basha ka publikuar dy foto, atë të protestës së mbrëmshme para Kryeministrisë dhe kreut të qeverisë Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, që sipas kryedemokratit po bën shopping në New York.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”, shkruan Basha.

Prej disa orësh në Tiranë u mbajt mbrëmë protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, me qindra protestues kërkuan drejtësi për eleminimin e të riut nga efektivi i policisë, ndërsa kishte thyer orën policore mesnatën e së hënës. Gjatë protestës pati edhe përplasje mes protestuesve me policinë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!