Rama në Selanik, tërbohen nacionalistët grekë/ Muça: Tregon prapambetje. Beleri? Ai e di që e ka humbur Himarën

schedule23:38 - 1 Nëntor, 2024

schedule 23:38 - 1 Nëntor, 2024

Gazetari Flogert Muça thotë se tërbimi i nacionalistëve grekë, për vizitën që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Selanik, tregon prapambetja për Greqinë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Muça u shpreh se deklarata e Fredi Belerit, se do të rikandidojë për Himarën nëse Strasburgu e shpall të pafajshëm, është naive.

Muça shtoi se Beleri e di që e ka humbur Himarën.

“Grekët janë mësuar që nga ana e Shqipërisë të ketë përulje, Shqipëria është parë si vend inferior, i prapambetur. Sot që flasim, për herë të parë, Shqipëria trajohet dhe trajton veten si të barabartë me të tjerët. Kjo e ka shqetësuar Greqinë. E vetmja gjë që mund të bëjnë, është të protestojnë në vendin e tyre, kur shqiptarët takojnë shqiptarët. Tregojnë prapambetje nga ana e tyre, jo nga ana jonë. Kanë komplekset e tyre grekët, tani që edhe Shqipëria është vend normal. Është lajm i mirë për Shqipërinë. Ai zotëria që ka qëlluar Fredi Belerin, ka protestuar dhe proteston vazhdimisht kundër qeverisë. Nuk ka asnjë lloj organizimi. Është thjesht një deklaratë që duhen bërë. Fredi Beleri e di që e ka humbur Himarën. Është deklaratë naive për të kaluar radhën”, theksoi ai./abcnews.al