Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në samitin e BERZH mbi investimet 2020, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt rrugës së BE-së.
“Përpara se të flas shkurtimisht për atë që më pyetët dua të falenderoj të gjitha ata që morën pjesë në Konferencën e Donatorëve por pjesa më e bukur ishte pjesëmarrja e vendeve të rajonit, kushdo që kontribuoi. Andrei sot nuk është ulur me ne por është pjesë e jona. Kanë dhënë një shpirt solidariteti dhe falë këtij forumi dhe shumë mbledhjeve të tjera dhe shpresoj që të jetë kjo frymë. Mos harroni deri në 2014 nuk ishim ulur kurrë të gjithë së bashku. Për t’u ulur pa armë, pa urrejtje, pa gjakderdhje dhe për të folur për të ardhmen. Tani duhet të vijojmë përpara dhe të ecësh përpara dhe të ndërtosh mbi këtë ta shndërrosh paqen në një instrument begatie dhe zhvillimi pasi e shkuara nuk është tërësisht pjesë e historisë. Kemi mosmarrëveshje dhe probleme por ne po punojmë së bashku dhe po ecim së bashku dhe të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezi.
Kur bëhet fjalë për Shqipërinë ne po ecim përpara. Kemi një sërë projektesh të mëdha që janë në vazhdim e sipër. Jemi mes pesë vendeve të Europës që jemi në përputhje me vizionin, kemi trashëguar një sistem ku gjithçka mbështetet në energjinë e përtëritshme. Autostrada Ballkani Perëndimor-Bashkimi Europian, kjo është autostrada për të cilën kemi nevojë”, tha Rama./abcnews.al