Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur online pasditen e sotme.
Gjatë fjalës së tij Rama bëri thirrje për të ecur së bashku pa dëgjuar politizimit që po i bëhet procesi lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Rama u shpreh se secili është goditur në mënyra të ndryshime, dhe kompensimi mund të vijë me bashkëpunim mes palëve pa përsëritur ato që janë bërë në vite.
“Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Ne dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi.
Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite.
Nëse ju Këshilli Atlantik, dhe të tjerët gjithashtu, të tjerët që janë prezent, BE dhe të tjerë, nëse do na bashkoheshit do ishte shumë ndihmë.
Duhet të ecim më shpejt, dhe mos dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi. Kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë situatë, sepse po presim për popujt dhe liderët që të japin rezultate pavarësisht feja, prejardhja, ngjyra”, tha Rama./abcnews.al