Rama në Roskovec: Hajde Rilindje Urbane hajde, këtë shesh nuk e ka as Kuvendi i Gramozit

schedule11:58 - 3 Prill, 2021

schedule 11:58 - 3 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Roskovecin. Kreu i qeverisë ka parë nga afër punimet që janë bërë në qendër të qytetit, si pjesë e projektit të Rilindjes Urbene në vend.

I shoqëruar nga kryebashkiakja, Rama vlerësoi se punimet e bëra janë shumë mirë, që sipas tij kanë sjellë transformimin e plotë të gjithë qendrës.

“Këtë shesh nuk e ka as Kuvendi i Gramozit,” tha kryeministri.

“Hajde Rilindje Urbane hajde! Super transformim dhe plus kësaj, asnjë rrugë lidhëse mes fshatrave e pashtruar në Toskanën e Shqipërisë,” shkruan kreu i qeverisë krahas videos. g.v/abcnews.al