Gjatë vizitës në qarkun e Fierit kryeministri Edi Rama ka parë edhe një pikë grumbullimi frigoriferike në Strum e cila i vjen në ndihmë 400 fermerëve të zonës së Fierit dhe të Beratit.
Sipërmarrësi ka përfituar një fond prej 18 milionë lekësh nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.
Kreu i qeverisë i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit dhe deputet i Qarkut, Gramoz Ruçi dhe Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural panë nga afër këtë sipërmarrje, tashmë të rinovuar me një kapacitet prej 200 tonësh nga e cila përfiton e gjithë zona vuri në dukje kryeministri Rama. /abcnews.al