Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë shembull situatën e krijuar në Itali përgjatë ditëve të fundit nga koronavirusi. Rama tha se në Milano nuk ka ambulanca për ata që duan të shtrohen ndërsa shtoi se në asnjë vend nuk është frenuar rritja e rasteve
“Është mirë ta keni parasysh të gjithë edhe ju që jeni gjithës kohës mes realitetit të faktet dhe njerëzve që askund në asnjë vend nuk kemi parë të ketë frenim apo ulje të numrave. Këtu bie teoria e testo se kështu them unë. Testimet i bën Komiteti i Ekspertëve. Qeveria nuk bën testime. Më 5 nëntor në Torino është radha e autoambulancave. Ka dhe të tjera. Në Milano në faqen 9, presin ambulancat nuk presin në ambulancë. Nuk ka ambulanca për njerëzit që duan të shtrohen”, tha Rama.
Manastirliu deklaroi se përgjatë javës së fundit ka pasur një vonesë në daljen e përgjigjeve të tamponeve ndërsa shtoi se janë katërfishuar kapacitetet e testimit.
“Në një moment të javës së shkuar kemi pasur një fluks për tamponë të ardhur nga fluksi i rasteve që kanë rezultuar pozitivë. Kemi katërfishuar kapacitete dhe kemi vendosur edhe laboratorin në QSUT që vijon të kryejë ekzaminimet në spitale. Po ndërtojmë edhe një laborator Back-up për përgjigje nga 24 deri në 72 orë. Ne e kemi dhe do ta kemi këtë standard pavarësisht fluksit që kishim në ato momente”, u shpreh ministrja./mv.abcnews.al