Rama në Lushnje, një minutë heshtje në kujtim të Finos: Me 25 prill shkëpusim zinxhirin e së keqes

schedule16:56 - 21 Prill, 2021

schedule 16:56 - 21 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një minutë heshtje takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lushnje ditën e sotme, për nder të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta për shkak të COVID, pak javë më parë.

Rama në fjalën e tij ka theksuar se Fino është një person që kush e ka njohur e ka të vështirë të mos e ndjejë mungesën e tij.

“Për mua është një moment i vështirë sepse më duket sikur vetëm tani vetëm këtu unë u pajtova me faktin se Bashkimi nuk është më, deri sa pa ardhur këtu e kisha më të lehtë dhe nuk më dukej aq reale ikja e tij, këtu në këtë shesh ku kemi qenë shpesh ai nuk është më dhe tani unë duhet që të pajtohem me këtë fakt. Erioni bëri shumë mirë që na bëri të gjithëve të duartrokasim bashkim Finon. Unë do ju lutem të mbajmë një minut heshtje për Finon, i paharruar qoftë kujtimi i tij. Ai futet te ato persona që edhe kur largohen mbeten brenda nesh falë gjurmës së pashlyeshme që lë prania e tyre në jetën tonë, dhe të njëjtin mendim kanë të gjithë ato që e kanë njohur Bashkimin nga afër dhe të gjithë ato që e kanë njohur Finon, unë u them se ditën e dielë kanë një detyrim dhe një borxh më shumë jo thjesht për të votuar për veten dhe jo thjesht për të votuar për gjithçka që ne përfaqësojmë, por një borxh më shumë për të votuar për Bashkimin. Ai erdhi në Lushnje kur ishte një figurë e mirënjohur kudo, dhe Lushnja ishte një stacion tjetër brenda jetës së tij, dhe ai u lidh aq shumë me Lushnjën sa nuk linte rast pa folur për Lushnjen dhe çfarë duhej bërë në Lushnje”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera ai ka theksuar se 25 prilli do të jetë dit kur do të shkëputet zinxhiri i vjetër i fatkeqësive që nuk na lë që të kapërcejmë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me 25 prill duhet të zgjedhim rrugën dhe se si duam ne të jetë Shqipëria.

“Nëse nuk do të kishte nëna nuk do të kishte jetë, përmasat e një burri nuk maten kur është kohë e mirë, por kur koha është e keqe dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ne vijmë nga një kohë që gjërat shkuan keq, ne u goditëm nga një tërmet që la pa çati dhjetëa mijëra familje. Në Shqipërinë që nuk jemi Turqia as Italia, në Shqipërinë që mes  atyre gërmadhash mund të thuhej se s’ka më jetë për këto njerëz. Por u testuan për përmasën e karakteri tonë, pasi nuk ka asgjë të pamundur për karakterin e shqiptarit që së bashku bëhen karakteri i Shqipërisë.

Sot kur dielli po lind sërish dhe drita jeshil,e në fund të tunelit të pandemisë, ne Shqipëria e vogël jemi lart me ato shtete për ritmin e luftës kundër armikut të padukshëm jemi lart, si ka mundësi që ne t’ja dalim këtyre sfidave që janë shumë më të mëdha sesa mendojm ne sesa jemi, si nuk mund tja dalim ne që të këpusim zinxhirin e mallkimit, që herë pas here na lidhet si një gjarpër. Ku ka një vend tjetër kaq të vogël që brenda së cilit të gjesh dy dete një më të bukur se tjetri, ku të gjesh maja me deborë në mes të gushtit, të kapërcesh shumë lumenj, të kapërcesh shumë, pyje, pllaja dhe liqene dhe të shikosh se pse nuk jemi në lartësinë e majave. Kur bëri Shqipërinë Zoti më duket se ka pas pushim ditën e dielë pasi e ka marrë me shumë nge dhe e ka qëndisur. Testi I karakterit tonë është në provë me 25 prill ne kemi mundësi që të këpusim zinxhirin dhe pas fitores së PS-së me 25 prill nuk do e shikoni më arenën cinike të idotësive është momenti kur peshkaqeni gjuan me bisht ato që e kanë mbajtur peng Shqipërinë. Këtë betejë e kanë për të provuar nëse mund ta marrin në kontroll Shqipërinë dhe ai zinxhiri i kontrollit të vjetër që na ndjek sa herë ne duam të kapërcejmë ai mblidhet si gjarpër. Me 25 prill duhet të zgjedhim rrugën dhe se si duam ne të jetë Shqipëria”, ka thënë Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!