Rama në Kurbin: Shyqyr erdhi dita të votoni një grua

schedule19:10 - 3 Qershor, 2019

schedule 19:10 - 3 Qershor, 2019

Kurbini ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Rama për të prezantuar kandidaten për kryetare ne këtë Bashki ne zgjedhjet e 30 qershorit. Rama përsëriti se këto zgjedhje janë demokratike, ndërsa opozita zgjodhi vete t’i braktise ato.

Edhe nga Kurbini, kryeministri Rama iu drejtua kundërshtarit të tij politik Basha duke i kujtuar se opozita nuk hyn ne zgjedhje nga frika e humbjes

Edi Rama: “Luli ka frikë nga zgjedhjet sepse nuk e zgjedhin. Kur ai ishte në Bashki, 4 vjet sahati I Tiranës nuk punonte, pasi kishte ngelur, njësoj siç i ka ngelur Partisë Demokratike”.

Rama nuk kurseu fjalët e mira për kandidaten socialiste për Bashkinë e Kurbinit, Majlinda Cara.

Edi Rama: “Shyqyr u erdhi radha të votoni për një grua, keni votuar për burra 30 vjet. Kujtoni ça thotë Margaret Thetcher, për muhabet burrat, për puna gratë. Ju e dini shumë mirë se kush është Kryeministri kur shkoni në shtëpi, ministri Brendshëm apo i financave kur shkoni në shtëpi”.

Bindjen e ka se kandidatja socialiste do të votohet edhe nga gratë e demokratëve. Ndërsa një apel u bëri edhe çunave laçianë për 30 Qershorin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!