Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte sot në kompleksin industrial ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial. Sipas Ramës, investimi në teknologji dhe aftësi profesionale përkthehet drejtpërdrejt në paga më të larta dhe vende pune cilësore.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se numri i fabrikave dhe ndërmarrjeve në vend është shtuar ndjeshëm dhe se rrogat në këto fusha janë mesatarisht nga një mijë euro.
“Të promovohen ndërmarrjet shqiptare. Jemi këtu edhe për të mundësuar që shqiptarët të shohin një Shqipëri që punon, por që nuk bën laj, që nuk shihet asgjëkund, për shkak se kronikat e lajmeve janë të zëna me punë të mëdha siç janë thash e themet apo përsëritjet e gënjeshtrave të ditës.
Numri i fabrikave dhe ndërmarrjeve në Shqipëri vjen vetëm duke u rritur.
Paga mesatare këtu është mbi 1000 euro, që është një pagë kuptimplotë për Shqipërinë e sot dhe jam i bindur se do të rritur për përmbushjen e objektivave që ka kompania”, tha ai.


