Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga kërkesa për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se ai është shprehur në mbledhjen e Këshillit Politik Rama se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të ndryshojë, duke theksuar se është kërkuar hapja e listave për të arritur dakordësinë e opozitës parlamentare.
Ndërsa lidhur me koalicionet parazgjedhore, Rama është shprehur se ato duhen standartizuar si në vendet e tjera europiane, duke theksuar se kjo nuk ndalon partitë politike të bëjnë aleanca.
“Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë.
Nuk ndalojmë koalicionet por formë grupimi që të mundesojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin.
Marrëveshja duhet miratuar, për t’u miratuar duhen votat në kuvend që ne si mazhorancë nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave. Ajo çka kërkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa më shumë dakordësi të reflektojmë në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetutës.
Por në një koalicion sic i bën gjithë Evropa dhe jo si modeli ynë i deritanishem që se ka askush. Pra nuk u ndalon njeri të bëni aleancat tuaja
Korrektimi ne kod i përket vetëm pjesës së hapjes së listave dhe nuk cenon përmbajtjen e dokumentit”, tha Rama./abcnews.al