Rama në kantierin e spitalit të Laçit: Punoni 24 orë me tre turne, Manastirliu: Do ketë 40 shtretër

schedule14:12 - 16 Shkurt, 2021

schedule 14:12 - 16 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin e spitalit të Laçit ku pa nga afër ecurinë e punimeve. Rama përsëriti apelin që të vazhdojë puna me tre turne në mënyrë që ndërtimi i tij të përfundojë brenda afatit të paracaktuar 4-mujor.

“Duhet të punoni 24 orë me tre turne. Që ta mbarojmë përpara afatit dhe është e mundur se është një volum I vogël dhe me këtë teknologji besoj se kryhet me sukses. Duhet vetëm forca dhe 24 orë”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi se spitali I Laçit do të shërbejë si model për spitalet bashkiake ndërsa theksoi se ai do të ketë në dispozicion 40 shtretër.

“Kemi filluar prej 5 Shkurtit ndërtimin për spitalin e Laçit. Kemi marrë një model si duhet të jetë një spital bashkiak. Do të ketë 40 shtretër dhe do ketë modelin e një spitali 24 orës. Do të ketë edhe klinikën e konsultave të përfshirë brenda një godine. Spitali i mëparshëm ka ofruar më shumë shërbime por nuk mund të viheshin në përdorim ndërsa spitali I ri do të ketë të gjithë parametrat bashkëkohorë”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara u shpreh se po vijojnë punimet me pjesën e përroit që do I japë fund problematikës së përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.

“Po ecim me punimet me pjesën e Përroit. Po punon kompania turke. Po vazhdojnë të gjithë fasadat në pjesën tjetër të qytetit. Kemi filluar lidhjet e kontratave me familjet. Dhe ndërkohë kanë filluar të gjitha kantieret e sistemi arsimor”, u shpreh Majlinda Cara./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!