Rama në kantierin e shkollës “Sami Frashëri”: Shyqyr na doli një Lul që punon

schedule13:01 - 28 Mars, 2021

schedule 13:01 - 28 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama eci sot nga bashkia e Tiranës në drejtim të kantierit të gjimnazit “Sami Frashëri”, duke përshkuar rrugën në bulevardin “Zogu i Parë” duke parë nga afër disa nga godinat në ndërtim për rreth qendrës. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se e gjithë qendra do të jetë e rrethuar me hotele me 5 yje.

Ndalur tek gjimnazi “Sami Frashëri”, Rama e cilëson atë shkollën më të madhe të kryeqytetit që do të jetë më e bukur dhe më e fortë se para tërmetit.

“Në bulevardin “Zogu i Parë”, një hapësirë e rikualifikuar që ka rritur menjëherë vlerën pronave të tregtarëve e të banorëve; drejt kantierit të shkollës “Sami Frashëri”, që do të jetë shkolla më e madhe e kryeqytetit, e gjithashtu shumë më e bukur e më e fortë pas goditjes nga tërmeti i 15 muajve më parë”, shkruan Rama.

Në kantier, Rama u takua me një nga punëtorët që quhej Luli dhe ndërsa u përshëndet me të ironizoi kryedemokratin Lulzim Basha” Bravo Lulo, shyqyr na doli një Lul që punon”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!