Rama në interpelancë për Kurum/ Të enjte, debate në parlament për mbetjet drejt Tajlandës

schedule10:10 - 10 Shtator, 2024

schedule 10:10 - 10 Shtator, 2024

Një ditë pas mbledhjes me Kryesinë e Re, socialistët kanë caktuar objektivat për sesionin e ri parlamentar. E enjta e 12 shtatorit do të ketë një séance që do të prodhojë debate nga maxhoranca dhe opozita për  ngarkesat e KURUM ng Durrësi drejt Tajlandës. Për këtë çështje pas akuzave të Partisë Demokratike, seanca do të nisë me një interpelancë.

“Rendi i ditës fillon me dy interpelanca, një interpelancë e Ramës me bardhin për mbetjet e rrezikshme, një tjetër me zv. kryeministren. Pastaj është axhenda normale. Do jetë një interpelancë në zbatim të rregullores, me shumë gjasë në përputhje me axhendën e vet Rama do jetë në seancë”, tha Niko Pleshi, Kryetar, Grupi Parlamentar, PS.

Në këtë séance për të tretën herë, deputetët do të duhet të vendosin me votë nëse mandatin e koleges së tyre do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese apo do të dalin sërish kundër vendimit të saj

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Kushtetueses, nëse do keni një kopje do ta shini që kjo çështje është në rendin e ditës. Nuk është diskutuar, se trajtojmë si vendim politik. Vendimi i Kushtetueses, është bërë i njohur do lexohet nga çdo deputet dhe jo PS. Grupi i PS s’ka vendim politik, do votohet në seancë. Do i drejtohemi Venecias jo për këtë çështje, por duke u nisur nga kjo çështje, në parim për çdo situatë që mund të paraqitet në të ardhmen”.

Ndër të tjera, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh I hapur për të bashkëpunuar me opozitën, për për të rishikuar edhe njëherë Kodin Zgjedhor.

Pas përfundimit të seancës, e premtja do të mbledhë deputetët socialistë në një “retreat” në Elbasan, thirrur nga kryeministri Rama. Në këtë takim informal, fokusi pritet të jetë tek komunikimi i deputetëve me qytetarët./abcnews.al