Rama në Gjirokastër: Dy grekë erdhën për një natë, por qëndruan 10

schedule10:19 - 6 Shkurt, 2021

schedule 10:19 - 6 Shkurt, 2021

Kryeministri Rama shpjegoi strategjinë e qeverisë për shfrytëzimin e resurseve turistike të Gjirokastrës dhe zonës përreth gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët atje duke shpjeguar gjithashtu edhe ndodhinë me dy turistë grekë që kishin ardhur në Nivicë.

Rama tha se dy turistët kishin ardhur për një natë, por qendruan dhjetë netë duke shëtitur të gjitha shtigjet e zonës.

“Tek një bujtinë atje lartë në Nivicë, më tha ai erdhën dy turistë grekë për një natë dhe ndenjën 10 netë. Më tha se nuk donin të iknin pa bërë gjithë rrugët e shtigjeve të zonës.

Shtigjet janë një gjë, por ka të tjerë që janë të apasionuar pas ushqimit, pas bimësisë, aty në këtë perimetër ka kaq shumë diversitet, nga dielli dhe uji i kaltër në Jon tek maja e malit akoma me borë atje. Ose nga maja e malit tek Kalaja në Gjirokastër.

Kjo mund të kthehet në një zonë me prosperitet të madh, mund të kthehet në një karburant për motorin e ekonomisë”- tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!