Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë zyrtare.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë bën të ditur se është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Përpos fotove të publikuara nga takimi, Rama bën po ashtu të ditur se mes tij dhe sheikut u bisedua për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.
“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.” /abcnews.al/