Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Bruksel: Europa është e plotë kur është e bashkuar

schedule15:45 - 17 Shtator, 2025

schedule 15:45 - 17 Shtator, 2025

Në një seancë të veçantë plenare të mbajtur në Parlamentin Europian, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë për të nderuar Presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (KESE), Oliver Röpke.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria po bën hapa përpara drejt integrimit dhe shtoi se Europa është e plotë kur është e bashkuar.

“Ju e patë Europën jo si atraksion, por si punë të përditshme për familjet, njerëzit. Bashkimi është i arritshëm edhe kur duket se përçarja është e paracaktuar. E gjitha vjen nga zemra dhe vjen nga mirënjohja e ekipit tim, sepse komiteti ekonomik dhe social europian ishte vendi i parë ku ne shqiptarët, qytetarët të dorës së dytë të Evropës, u ndjemë qytetarë të dorës së parë të Evropës. Dua t’ju falenderoj Oliver për avokatinë, për zgjerimin dhe për forcën tuaj. Për Shqipërinë, ne shtegun drejt anëtarësimit, Europa lulëzon kur është e plotë dhe është e plotë kur është e bashkuar. Faleminderit shumë për çfarë na keni dhënë si njeri dhe faleminderit njerëzve në sallë për durimin e tyre heroik”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!