Rama në Berat, demokratët e presin me shezlonge në krah: Ku është ishulli?

schedule17:01 - 16 Prill, 2021

schedule 17:01 - 16 Prill, 2021

Teka kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike  të degës së Beratit janë bashkuar sot në brigjet e lumit Osum për të protestuar në lidhje me premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama në 8-vite pushtet.

Në formë demostrative ata i janë drejtuar brigjeve të Osumit, për të pushuar në “ishullin” që Rama premtoi se do të bënte në lumin Osum.  Pasi kanë vendosur shazlonget në brigjet e lumit, ata janë shtrirë për të pushuar në formë proteste ndërsa në duar mbanin pankarta “Ishulli i Beratit”.

Gjashtë vjet më parë, kryeministri Rama e cilësoi projektin si një transformim të qytetit që do të kishte impakt në jetën e komunitetit. E.L/abcnews.al/