Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Athinë/ Çupi: Vizita e kryeministrit Rama në Greqi bëhet për Brukselin

schedule19:29 - 21 Prill, 2026

schedule 19:29 - 21 Prill, 2026

TIRANË- Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, deklaroi se vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka si qëllim kryesor eliminimin e pengesave në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Athina ka qenë për një kohë të gjatë një nga pikat ku janë krijuar ngërçe sa i takon rrugës europiane të Shqipërisë.

Sipas tij, vizita e Ramës vjen në një klimë të favorshme për vendin tonë sa i përket përmbushjes së aspiratës tonë kombëtare, siç është bashkimi me familjen e madhe europiane.



Çupi shtoi se aktualisht është krijuar një klimë më e favorshme për Shqipërinë, e cila lidhet me afrimin me BE dhe me rritjen e rolit të vendit në forumet ndërkombëtare të paqeruajtjes dhe paqevendosjes.

Në këtë kontekst, ai vlerësoi se Shqipëria mund të luajë edhe rolin e një ndërmjetësi mes Turqisë dhe Greqisë.

“Është shumë e qartë, që vizita e Ramës në Athinë bëhet për Brukselin. Sigurisht, me gjithë rëndësinë dhe peshën që kanë fqinjësia dhe motivet e tjera, por është një vizitë për të eliminuar çfarëdo pengese që na shfaqet drejt Brukselit për pranimin në BE.

Athina ishte një nga stacionet ku u tentua për një kohë të gjatë të krijoheshin ngërçe, por edhe të sajoheshin pengesa të llojit, siç ishin të drejtat e individit dhe të drejtat e minoritetit.

Edhe pse ishin artificiale, me frymëzim nga e kaluara, prapë se prapë Evropa dhe njerëzit e vendeve të përparuara që e kërkojnë Shqipërinë në BE u shqetësuan.

Momenti i tanishëm është kur kryeministri Rama gjen klimën më të përshtatshme. Cila është klima?

Klima është afrimi me BE-në, është domosdoshmëria e krijuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të paqeruajtjes dhe paqevendosjes. Është një moment kur Shqipëria mund të jetë shumë thjesht një ndërmjetës midis Turqisë dhe Greqisë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!