Rama: Në 2023 ujë në çdo çezmë të Shqipërisë

schedule08:50 - 9 Tetor, 2020

schedule 08:50 - 9 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se  numri i banorëve që kanë 24 orë ujë është dhjetëfishuar në krahasim me 7 vite më parë.

Në rrjetin social “Facebook” kryeministri ka publikuar shifrat teksa bën edhe krahasimin me vitet e kaluara.

Po ashtu Rama thekson se synimi i tij është që në vitin 2023 të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë ujë të pijshëm 24 orë.

Statusi:

Mirëmëngjesi:
Dhe me këtë fakt të punës sonë të pandërprerë në këto vite për mbylljen e plagës shumë e shumëvjeçare të mungesës së ujit, falë së cilës në dhjetor arrijmë dhjetëfishimin e numrit të banorëve që kanë 24 orë ujë krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!