VLORË- Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video ku tregon ecurinë e punimeve në kantierin e Aeroportit të Vlorës.
Shefi i qeverisë thotë se punimet po ecin me ritme të shpejta, me qëllim që Aeroporti të jetë gati vitin e ardhshëm.
“Mirëmëngjesi dhe nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./ abcnews.al