SHQIPËRI- Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë reportazhin e televizionit amerikan CNN, i cili i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë.
Mediat amerikane e nis me periudhën e sistemit komunist, i cili i ndikuar nga paranojat e “Luftës së Ftohtë” ndërtoi bunkerë në gjithë vendit, objekte të cilat sot po shfrytëzohen mjaft mirë në funksion të turizmit dhe historisë.
Shefi i qeverisë, thotë se është e mrekullueshme të shohësh se si televizioni amerikan shpalos rrugëtimin e Shqipërisë, e cila me bukuritë dhe potencialet e saj ka bërë për vete turistë nga e gjithë bota.
🇦🇱Dive into Albania’s dark past, transformed into a vibrant present! Its once-gloomy bunkers now fuel our unstoppable tourism growth. Wonderful to see @CNN showcasing our journey.#VisitAlbania #CNNTravel #CulturalHeritage #AlbaniaVISION2030https://t.co/adQ1NG0dar
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2024
“Zhytuni në të kaluarën e errët të Shqipërisë, të shndërruar në një të tashme mjaft gjallëruese! Bunkerët dikur të zymtë tani nxisin rritjen tonë të pandalshme të turizmit. Është e mrekullueshme të shohësh CNN duke shfaqur këtë udhëtim tonin”, shkruan Rama/abcnews.al