Rama ndan pamjet: Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës!

schedule09:31 - 1 Shtator, 2024

schedule 09:31 - 1 Shtator, 2024

TIRANË- Mali i Dajtit, vetëm 22.4 kilometra larg qendrës së Tiranës dhe i pozicionuar në lartësinë 1 613 metra mbi nivelin e detit, është një tjetër atraksion i mrekullueshëm dhe i preferuar për vizitorët dhe turistët, që vizitojnë Shqipërinë.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në rrjetin social “Facebook” ndau pamje nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit. Shefi i qeverisë e përshkruan Malin e Dajtit si “një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme”.

Mali i Dajtit me peizazhet pyjore të ahut, dushkut, gështenjave, qershive, frashërit, pishave të zeza, të fton të shkëputesh tërësisht nga jeta urbane e Tiranës për t’u bërë pjesë me natyrën.

Me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore, kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, kjo zonë është kthyer në një atraksion për turistët e huaj, që pëlqejnë natyrën dhe aventurën/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!