Rama ndan pamjet nga ujësjellësi i ri i Gjirokastrës: 24 orë ujë, merr fund gangrena e vjetër e tubacioneve

schedule08:33 - 30 Janar, 2023

schedule 08:33 - 30 Janar, 2023

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me projektin e ri të ujësjellësit të Gjirokastrës. Kreu i qeverisë, krahas një videoje që ka ndarë në Facerbook, bën me dije se ujësjellësi i ri do të furnizojë me ujë 24 orë qytetin duke i dhënë fund njëherë e mirë problemeve të mëparshme.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me ujësjellësin e ri të Gjirokastrës, që do të furnizojë me ujë 24 orë, duke i dhënë fund një herë e mirë gangrenës së vjetër të tubacioneve dhe depozitave të ndryshkura sipër tarracave të pallateve, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

/abcnews.al