Rama ndan pamjet nga spitali Memorial i Fierit: Rreth 80 qytetarë përfituan nga procedura e avancuar mjekësore

schedule12:55 - 27 Shtator, 2024

schedule 12:55 - 27 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga spitali Memorial i Fierit, ku janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Ai ka thënë se rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.

Në spitalin Memorial të Fierit, falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Mesut Karatas, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria dhe dr. Renard Plaku, si dhe teknikëve profesionistë, janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.

Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësore”, ka shkruar Rama krahas pamjeve./abcnews.al