Ka hapur dyert për mbi 400 nxënës dhe mësues shkolla më e re 9 vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në profilin e tij në Facebook, ndërsa shprehet se shkolla e re, një investim i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ofron strandartet më të mira bashkëkohore.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë të re, 9-vjeçarja “Myrteza Sala” në Bilisht, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sot ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore për 420 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama krahas videos.
/abcnews.al