Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në Shkodër, “Ndre Mjeda”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo shkollë do të rikthehet ashtu siç i ka hije.
“Mirëmëngjes dhe nga shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, ku ka nisur puna për rilindjen e saj për ta rikthyer siç i ka hije për 800 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.