Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet në kantinerin, Urat mbi lumin Tiranë. Ai ka thënë se puna po vijon pa ndëprerje dhe deri tani janë realizuar 55% e punime.
Sipas Ramës, i gjithë projekti i Unazës së Madhe do të krijojë lëhtësira për kryeqytetin nga reduktimi i trafikut dhe deri shkurturtimi i distancave me makinë.
“Në kantierin, Urat mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje ku deri tani është realizuar 55% e punimeve
I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve.
/abcnews.al