Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Sami Frashëri”: Puna vijon pa u ndalur

schedule08:10 - 24 Korrik, 2021

schedule 08:10 - 24 Korrik, 2021

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Gjimnazi “Sami Frashëri” u shemb pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar si pasojë e lëkundjeve. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!