Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan pamjet: Në Tepelenë po merr formë Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës

schedule12:32 - 11 Nëntor, 2025

schedule 12:32 - 11 Nëntor, 2025

TEPELENË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se në Tepelenë po merr formë Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Sipas Ramës, qendra do të jetë një hapësirë e veçantë që do të bashkojë shkencën, edukimin dhe turizmin e qëndrueshëm, duke e bërë Parkun Kombëtar të Vjosës një model të bashkëjetesës midis njeriut dhe natyrës.

Projekti parashikon ndërtimin e ambienteve për studiues dhe laboratorëve kërkimorë, një muze natyror me informacion shkencor mbi biodiversitetin e Vjosës, si dhe hapësira rekreative për turistët dhe zona edukative për fëmijët dhe nxënësit.

“Në Tepelenë, po merr formë Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës, një hapësirë e veçantë që do të kthehet në dritare natyrore drejt lumit të fundit të egër në Europë 💙🌊 🌿 🌟🔭Kjo qendër do të përfshijë ambiente për studiuesit dhe laboratorë kërkimorë, një muze natyror me informacion shkencor mbi biodiversitetin e Vjosës, hapësira rekreative për turistët dhe zona edukative për fëmijët e nxënësit si një projekt që bashkon shkencën, edukimin dhe turizmin e qëndrueshëm, duke e kthyer Parkun Kombëtar të Vjosës në një model unik të bashkëjetesës midis njeriut dhe natyrës”, shkruan Rama.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të promovuar ruajtjen e pasurive natyrore dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në një nga zonat më të veçanta të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!